Transmetuar më 28-02-2020, 19:40

Tirana udhëheq ndaj Partizanit në Stadiumin kombëtar teksa në 19 minutat e para të lojës janë shënuar 3 gola dhe një karton i kuq. Fillimisht ndeshja nisi me vonesë pasi tifozët e kuq ”Ultras Guerrils” ndezën flakadanë duke e mbushur stadiumin me tym.

Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, Ëilliam Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika. Por avantazhi zgjati vetëm 14 minuta.

Në të 16-tën Tirana fiton një penallti me Torassan. Pasi arbitri sinjalizoi penalltinë i dha të kuq edhe mbrojtësit të Partizanit Eneo Bitri. Nga pika e bardhë e penalltisë Batha u tregua i saktë.

Tre minuta më pas sërish Torassa fiton penallti dhe Batha kësaj radhe e çon në trekëndësh për të ndëshkuar për herë të dytë radhazi ish- skuadrën e tij Partizanin.

Formacinet zyrtare

Tirana: Lika, Hoxhallari, Doka, Muça, Vangjeli, Celhaka, Batha, Torasa, Kale, Kobina, Ngo.

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Hakaj, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Çinari, Braun.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja