Transmetuar më 28-02-2020, 15:16

Shtrohen për dy ditë në spitalin e Pavia në Itali, pasi rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit… por vetëm pas 48 orësh u zbulua se ishte një gabim.

Është kjo historia e pabesueshme e një familje prej katër personash të cilët u shtruan në spitalin e San Matteo të Pavia, pak pasi analizat e para rezultuan pozitive.

“Nuk ndihem e inatosur, por më duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur”, tha Danila për mediat italiane.

Gjithçka nisi gjatë së hënës kur vajza 13-vjeçare pati temperaturë të lartë për dy ditë, e cila nuk i zbriste. Mjeku i zonës nuk dilte sipas direktivave rajonale, kështu që Danila, telefonoi ndihmën e shpejtë kur ambulanca e çoi vajzën në pediatri.

Nëna kërkoi që vajza t’iu nënshtrohej analizave. Më vonë edhe i shoqi i Danilës i tha se kishte temperaturë dhe pak më vonë edhe vajza 17-vjeçare u ankua.

Njoftuan sërish ndihmën e shpejtë dhe përfunduan në spitaln e San Matteo dhe që të kater pjersëtarëve të familjes, iu bënë analizat dhe u mbyllën në izolim, nga dy në dhomë.

“Kaluam një eksperiencë të tmerrshme, pa marrë parasysh frikën që shkaktuam tek personat e tjerë me të cilët po frekuentoheshin”, deklaroi ajo.

Por mëngjesin e së mërkurës, mjekët iu komunikuan se rezultatet e tamponave kishin që të katërt pozitiv, shkruan noa.al. Pak orë më vonë, një doktoreshë shkoi në dhomën e Danilës dhe i tha se ishte bërë një gabim dhe se tamponat kishin dalë negativ. Kështu pas dy ditësh në izolim, familja u rikthye në shtëpi. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE