Transmetuar më 28-02-2020, 11:33

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në konferencën e rindërtimit për për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, garantoi transparencë maksimale për fondet e mbledhura nga konferenca e donatorëve dhe donatorët e tjerë.

“Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonën jashtë Tiranës, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca. Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim. Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se për njësitë individuale do të ketë vetëm tre model dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër ligjit.

Sipas tij fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 miliard dhe se fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm, ku grantet do të koordinohen nga qeveria dhe struktura.

“KLSH, donatorët që kanë mundësi të auditojnë gjithë programin dhe rregullat  financiare  që monitorohen nga KE. Edhe në një moment të vështirë si ky nuk e rrisim borxhin publik. Komisioni Shtetëror i Rindërtimit do të zgjerohet me praninë e donatorëve si SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia që do të jenë anëtarë të përhershëm të Komisionit. Instrumenti financiar është fondi i rindërtimit”, deklaroi ministri. /a.y/noa.al

Rindërtimi pas tërmetit, Rama zbulon cilat familje do sistemohen të parat