Rindërtimi pas tërmetit, Rama zbulon cilat familje do sistemohen të parat
Transmetuar më 28-02-2020, 10:59

Në konferencën e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Edi Rama informoi se kush do të ngrihen të parat.

Ai tha se ndërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë prej tërmetit.

“Ato familje dhe që janë të detyruar të rrinë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar se nuk shkëputen dot nga toka, gjëja e gjallë dhe e kanë më urgjente se të tjerëet, domosdoshmërinë të hyjnë në një çati të re”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai bëri me dije se synohet që brenda këtij viti të jenë sistemuar familjet të cilat kanë humbur banesën e tyre individuale, pra të jenë ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja.

"Do të krijojmë blloqe banesash individuale pranë qendrave të komunave dhe fshatrave, duke i sjellë pranë shërbimeve, pranë kopshteve dhe qendrave shëndetësore dhe duke ju ofruar një jetë të re komunitare", deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al

Loading...