Spitali e dërgoi në shtëpi, e reja vdes nga mbidoza e paracetamolit
Transmetuar më 28-02-2020, 07:58

Merr aksidentalisht shumë paracetamol dhe vdes. 26-vjeçarja angleze Amber Hickford, nga Rochdale, Greater Manchester, kishte një infeksion të rëndë në rrugët urinare, i cili i kishte shkaktuar dhimbje stomaku dhe marrje mendsh.

Duke u munduar që të qetësonte simptomat, mori paracetamol, por në sasi të tepërt, kështu telefonoi ndihmën e shpejtë, por ajo nuk arriti që të mbërrinte në kohë.

Vajza ishte diagnostikuar gabimisht, kështu që tentativat për tu qetësuar me paracetamol i morën jetën. Amber u gjet nga i dashuri pa ndjenja në shtëpinë e saj, pasi e kishte zënë gjumi, pak pasi kishte marrë ilaçet. Kur mbërriti ndihma e shpejtë, për të nuk kishte më shpresë.

Ajo kishte qenë në spital dy ditë më parë ku ishte diagnostikuar me infeksion dhe i ishin dhënë qetësues. Amber mori ilaçet por nisi që të ishte keq, kështu që lajmëroi ndihmën e shpejtë e cila i tha rasti i saj nuk ishte aq urgjent sa për ambulancë, edhe pse i dashuri insistonte se 26-vjeçarja nuk arrinte që të lëvizte.

Amber refuzoi që të shkojë në spital, kështu ai e çoi në spital dhe shkoi për të spostuar makinën dhe kur u kthye e gjeti në gjumë.

Por pas dy orësh vuri re se ajo nuk po merrte frymë, duke lajmëruar i alarmuar ndihmën e shpejtë. Ekspertiza mjek-ligjore pas vdekjes së saj, konfirmoi se e reja kishte gjetur vdekjen nga mbidoza e paracetamolit, të cilin e kishte marrë për të qetësuar dhimbjet.

Tashmë familja ka bërë denoncim ndaj ndihmës së shpejtë, duke kërkuar që të bëhet drejtësi, shkruan noa.al.

Ndërkohë shërbimi i ambulancës u mbrojt duke thënë se diagnoza nuk ishte identifikuar siç duhej, por se gjithsesi asaj i ishte kërkuar që të shkonte në spital.

Vdekja e së resë ndodhi në 21 prill 2019, ndërkohë që këto ditë kanë dalë detaje të reja, në vijim të hetimeve dhe procesit gjyqësor. /a.y/noa.al

Loading...