Transmetuar më 27-02-2020, 22:37

Masa më të ashpra paralajmërohen nëse gjatë drejtimit të makinës duke folur në telefon apo shkruajtur SMS.

Kjo pasi një fenomen i tillë është kthyer në një problematikë të prehtë kohë e fundit duke bërë që policia të gjëjë zgjidhjen tek rritja e nivelit të gjobave dhe përshkallëzimit të tyre në varësi të shkeljes.

Ndryshe do të gjobiten ata që thjesht kapen me celularin në dorë dhe ndryshe ata që kapen duke shkruajtur SMS.

Kur shkelja përsëritet tre herë në vit, i hiqen 10 pikë nga patenta dhe i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj. Po ashtu, parashikohet gjobë 10-20 mijë lekë si edhe heqje të 5 pikëve nga patenta për ata që sillen në mënyrë agresive në rrugë duke i bërë presion shoferëve të tjerë me drita, bori, etj.

Në rastet e parakalimeve të gabuara, gjoba nga 1 deri në 3 mijë lekë që ishte, tani është bërë 5-10 mijë lekë. Nëse përsëritet brenda vitit, hiqet patenta një muaj.

Gjobat për telefonin

Drejtimi i mjetit duke përdorur ceularin

-Nëse kapet me celular në dorë, gjobë 5 mijë lekë

-Duke folur në telefon, gjobë 10 mijë lekë

-Duke shkruajtur SMS, gjobë 15 mijë lekë

/NOA.al