Transmetuar më 27-02-2020, 22:27

Në një aksident në Korçë, që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Dishnicë-Çiflig, janë plagosur dy persona, shtetas të huaj.

Sipas policisë, shtetasit e huaj ndodheshin në makinën e një shtetaseje shqiptare, e cila është shoqëruar në komisariat pas aksidentit. Makina është përplasur me murin anësor të rrugës.

Të plagosur ndodhen në spitalin e Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2020, rreth orës 21:25, në rrugën Dishnicë-Çiflig, shtetasja F. D., duke drejtuar mjetin tip "Citroen", ka dalë nga rruga ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e  Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduruale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al