Koronavirusi, një ekip i tërë në Seria C është vendosur në karantinë
Transmetuar më 27-02-2020, 22:23

E gjithë skuadra e futbollit të Pianese, me qendër në Piancastagnaio (Siena), e cila luan në grupin A të serisë C, është vendosur në karantinë.

Vendimi u mor nga autoritetet shëndetësore pasi një lojtar, një 22- vjeçar nga provinca e Siena, të shtunën rezultoi pozitiv.

Atij iu zbulua virusi në një hotel në Alessandria, ku ishte në tërheqje me ekipin, me të cilin do të duhej të luante ditën tjetër.

22 vjeçari nuk luajti sepse ethet iu rritën në mëngjes. Ekipi u kthye në Piancastagnaio, ndërsa ai u kthye në shtëpi.

Por në orët e para të mëngjesit ai është shtruar në spitalin e Siena, dhe është në izolim. Futbollisti i prekur raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

/NOA.al

Loading...