Horoskopi/ Si sillen shenjat e zodiakut kur bien në dashuri
Transmetuar më 27-02-2020, 15:11

Astrologjia zbulon si sillen shenjat e zodiakut kur e gjejnë shpirtin binjak.

Dashi

Kur bie në dashuri, mund të mendojë vetëm për personin tjetër. Vepron si një i çmendur dhe humbet oreksin, pasi është shumë i lumtur.

Demi

Kur bie në dashuri, gjithashtu harron rutinën, bëhet më pak kokëfortë dhe kështu sillet shumicën e kohës.

Binjakët

Kur një Binjak bie në dashuri, ndihet ndryshe dhe të gjithë e kuptojnë. Bëhet më tërheqës dhe buzëqesh gjithë kohës. Kur flet për këtë temë, nervozohet dhe skuqet.

Gaforrja

Kur bie në dashuri, e kalon gjithë kohën duke menduar për shkakun e dashurisë dhe mendon për momentet që ka kaluar me partnerin/partneren. Idealizon dhe bën gjithçka sa më njerëzore për të arritur një marrëdhënie ideale.

Luani

Kur bie në dashuri, nuk bën asgjë tjetër përveçse mendon për shpirtin binjak. Do të bëjë gjithçka për ta bërë marrëdhënien të funksionojë.

Virgjëresha

Kur bie në dashuri, ngatërron realitetin me fantazinë, po i pëlqen vërtet kjo ndjesi e re.

Peshorja

Kur bie në dashuri, humbet ekuilibrin dhe nuk pranon se ka rënë në dashuri. Ajo i bën vetes shumë pyetje, ku shpesh nuk mund të gjejë përgjigje.

Akrepi

Kur bie në dashuri, nga njëra anë është i lumtur, por nga ana tjetër ndjehet i pasigurt.

Shigjetari

Kur bie në dashuri, lumturohet. Shkon përreth me një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe asgjë e askush nuk mund ta shkëpusë atë nga dashuria e tij e madhe.

Bricjapi

Kur bie në dashuri, bëhet më nervoz se zakonisht, paraqet një interes të madh për dashurinë e tij dhe sillet në mënyrë më të butë.

Ujori

Kur bie në dashuri, trembet se e ka të vështirë të thotë atë që ndjen me fjalë. Di ta shprehë dashurinë shumë më mirë me fakte.

Peshqit

Kur bie në dashuri, nuk e di se çfarë ndjen dhe çfarë mendon, ose ku është, por sytë e tij shkëlqejnë në një mënyrë shumë të ëmbël./a.m/noa.al

Loading...