Transmetuar më 27-02-2020, 14:51

Në Itali në zonat e prekura nga koronavirusi, janë rritur abonimet premium në adresat me pullë të kuqe. Edhe sajti për të rritur xHamster, bën pjesën e tij për ata që janë në izolim.

Portali i njohur për të rritur ka vendosur që të dhurojë një shërbim premium për të gjithë ata që jetojnë në zonat e karantinës.

Lajmërimi u bë në rrjetet sociale, “Nëse jeni në një zonë me rrezik të lartë prej Covid-19, ju lutem rrini në shtëpi. Ju dhurojmë akses falas në xHamster Premium për zonat e goditura”.

Në një tjetër postim, sajti për të rritur shkruan ironikisht, “Sepse është më e sigurt të rrini në dhomën tuaj të gjumit”. Ky abonim falas vlen deri në fund të muajit mars.

I menjëhershëm ishte reagimi i përdoruesve italian të cilët u lëshuan në bum kërkesash. /a.y/noa.al