Transmetuar më 27-02-2020, 13:47

Tmerr në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një grua u dënua me 40 vite burg këtë të martë, pasi la dy vajzat e saj 1 dhe 2 vjeç të mbyllura në makinë  gjithë natës dhe paradites, teksa temperatura mesatare ishte rreth 40 gradë

Gjithçka ndërsa ajo kishte dalë me shoqërinë. Vajzat e mitura u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ku gjetën vdekjen pak më vonë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se në 7 qershor të vitit 2017, Amanda Hawkins, asokohe 19 vjeç, i dërgoi vajzat në spital në gjendje të rëndë, ku deklaroi se kishin humbur ndjenjat pasi kishin nuhatur disa lule në liqen.

Por hetimet e kryera zbuluan se ajo i kishte lënë qëllimisht në makinë dhe gjatë natës kishte dalë në një festë me shoqërinë.

Brynn 1 vjeç dhe Addyson 2, qëndruan të mbyllura në makinë rreth 18 orë, teksa temperatura në zonën e Hill Country kishte arritur 40 gradë.

Nëna e kishte kaluar natën me shoqërinë dhe ishte zgjuar në mesditë, kur dhe ishte kujtuar për vajzat. /a.y/noa.al