Transmetuar më 27-02-2020, 12:50

Familja e djalit me nanizëm që u bë i njohur në rrjete sociale sepse ishte viktimë e bullizmit kanë vendosur që të anulojnë udhëtimin për në Disneyland.

Njerëzit në mbarë botën dhuruan 700 mijë dollarë për ti dhuruar Quaden Bayles një aventurë të paharrueshme.

Por familjarët vendosën që ti dhurojnë për bamirësi për të tjerët që mund të kenë nevojë. 9-vjeçari u bë i njohur pasi nëna e tij nxori videon e tij duke qarë me qëllimin që të ndalte bullizmin.

Vogëlushi dëgjohej duke qarë e duke thënë se donte të vdiste pasi shokët në shkollë e tallnin.

Donacioni online u hap një javë më parë nga komediani amerikan, Brad Williams, i cili është me nanizëm dhe shkruante "Le ta dërgojmë këtë fëmijë të mahnitshëm në Disneyland".

Më shumë se 20 mijë persona në mbarë botën mblodhën 723 mijë dollarë për ti dhënë familjes së Quaden një udhëtim për në Disneyland.

Të enjten, tezja e Quaden konfirmoi se paratë do të jepeshin për bamirësi me qëllim që të ndihmonin në luftën e vërtetë kundër bullizmit dhe vetëvrasjes.

"Cili fëmijë nuk do të donte të shkonte në Disneyland, sidomos nëse do të bënte jetën e Quaden. Por motra ime tha, ‘E di çfarë, le të kthehemi tek çështja e vërtetë. Ky fëmijë i vogël është viktimë e bullizmit. Sa vetëvrasje kanë ndodhur në shoqërinë tonë vetëm prej bullzimit? Ne duam që paratë ti shkojnë organizatave që kanë nevojë. Ata e dinë për çfarë duhet të shpenzohen. Kështu që aq sa duam të shkojmë në Disneyland, aq duam që komuniteti ynë të përfitojë", u shpreh tezja e fëmijës për NITV News./a.m/noa.al

Lexo edhe: “Më jep një litar të var veten”, djalin e tallnin në shkollë, e ëma bën publike ngjarjen

Fëmija i kërkoi nënës litar për të vrarë veten, aktori i famshëm i jep mesazhin e rëndësishëm

Njihuni me motrën seksi të djalit me nanizëm që përloti botën