Transmetuar më 27-02-2020, 11:56

Kryeprokurori Olsian Çela kritikon drejtuesit e prokurorive, prej të cilëve kërkon që të jenë më efikas.

Duke folur ditën e sotme nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në analizën vjetore të prokurorive të apelit të veriut të vendit, ai tha se prokuroritë nuk kanë më pak kompetenca seç kishin para se të krijohej SPAK, prokuroria e posaçme antikorruopion.

“Duket se më SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektivi. Hetimi për çështjet penale ka pasur sukses të mangët. Duhet të grumbullojmë prova te krimi financiar”, u shpreh Çela.

Ai kërkoi që të aplikohet ligji Anti-mafia, ndërsa nënvizoi se Shkodra, Lezha dhe Kukësi kanë forma të ndryshme krimi.

“Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur", tha në mbyllje kryeprokurori. /a.y/noa.al