Transmetuar më 27-02-2020, 10:09

Një krim makabër është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është gjetur i djegur brenda makinës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zahaq, ndërsa të gjitha dyshimet e policisë çojnë në pistën se Kelmendi është vrarë para se ti digjej makina për të zhdukur trupin.

Lidhur me ngjarjen Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.

“Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, deklaron policia.

Viktima njihej si ish-ushtar i UÇK-së, dhe mik i heroit Ilir Konushevci. Po ashtu mësohet se ai është edhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, një nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. /a.y/noa.al