Transmetuar më 27-02-2020, 08:53

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Durrës, vihet në pranga një person, i cili mbante kapele me mbishkrimin “policia”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët e policisë arrestuan në flagrancë G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ‘TT’, disa fishekë, si dhe dy kapele me mbishkrimin policia.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Po ashtu akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”. /a.y/noa.al