Champions/ Pep Guardiola befason Realin, Juve kthehet me dëshpërim
Transmetuar më 26-02-2020, 23:14

Trajneri i City, Pep Guardiola vazhdon të jetë makthi i madrilenëve, ashtu si kur drejtonte Barcelonën.

Spanjolli ka udhëhequr sot Manchester City drejt një fitoreje mbresëlënëse 2-1, me përmbysje në “Santiago Bernabeu”, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm që shtyn ekipin e tij drejt kualifikimit të mëtejshëm.

Ka dështuar edhe Juventus në Francë, teksa Lion fitoi minimalisht 1-0. Mbetet e hapur ndeshja e kthimit, por bardhezinjtë, pretendentë për trofeun, kanë vështirësuar gjithçka.

Lion-Juventus 1-0

Shënues: 31′ Tusart

Real Madrid-Mançester Siti 1-2

60′ Isko / 78′ G. Zhezus, 82′ (11-m) De Bryjn

/NOA.al

Loading...