Transmetuar më 26-02-2020, 21:06

Policia e Korçës prangosi dy persona, të cilët kanë tentuar të transportojnë refugjatë drejt Tiranës.

Raportohet se ata janë kapur nga ana e Policisë Kufitare.

Policia ndali automjetet, të cilat transportonin klandestinë.

Ato janë përpjekur t’i shmangen, por janë kapur në afërsi të Maliqit.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për rastin në fjalë.

Emigrantët nga zonat e Lindjes zgjedhin gjithmonë fshatrat e Devollit për të bërë të mundur kalimin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit besohet se janë dy nga shoferët.

/NOA.al