Transmetuar më 26-02-2020, 19:30

Një nënë pozitive me koronavirus lindi në Piacenza pa probleme dhe fëmija rezultoi negativ pas testit për infeksionin.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari rajonal për Shëndetin e Emilia-Romagna, Sergio Venturi i cili është shprehur se: "Është një zonjë nga Lombardia, që vjen nga pjesa e poshtme e rajonit të Lodi që u ndoq gjatë shtatëzënësisë nga spitali i Piacenza, ku ajo kishte planifikuar tashmë lindjen.

Është një lajm shumë i bukur, në kushtet në të cilat ndodhemi që fëmija ka lindur i pa infektuar".

Foshnja po shkon mirë pas ardhjes në jetë dhe do të ndiqet në të njëjtin spital ku edhe lindi./b.l/noa.al/