Transmetuar më 26-02-2020, 19:13

E marta ka shënuar nxehtësinë rekord në Rio de Janeiro: sipas informacioneve, nxehtësia termike arriti në 55.4 gradë në mesditën e djeshme në Santa Cruz, në perëndim të Rios. Për sistemin e monitorimit AlertaRio, ajo ishte temperatura më e lartë e vitit në qytet.

Pavarësisht nxehtësisë, rreth 1.5 milion njerëz dolën jashtë për të festuar në vazhdën e ‘blocos de rua’ në ditën e fundit të karnavaleve zyrtare, kur termometrat arritën në 37.7 gradë.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, kritikoi paradën e paraqitur në karnavalin e Rio de Janeiro nga shkolla samba Mangueira, e cila në Sambodromo tregoi figurën e Jezusit që dilte nga një favela, ndërsa në një tjetër notë alegorike një Krisht i zi u shfaq i kryqëzuar dhe i rrethuar nga simbole të lidhura me komunitetin LGBT, me gratë dhe njerëzit indigjenë të Amazonës.

Për kreun e shtetit – të intervistuar nga gazetarë vendas në plazhin Guarujà, qyteti në bregdetin e Sao Paulo të zgjedhur nga ai për pushimet verore – Mangueira ka "fyer fetë". Ministri i sekretariatit të qeverisë, Luiz Eduardo Ramos, ka kritikuar gjithashtu në mediat sociale zgjedhjen e bërë nga shkolla samba.

"Unë jam një mbrojtës i lirisë së shprehjes, një vlerë e rëndësishme në demokraci. Por si i krishterë nuk mendoj se është e arsyeshme të përdorësh figurën e Jezusit, bir i Zotit, në mënyrën sesi bëri shkolla samba Mangueira. Pavarësisht nga ato që besojnë ose jo, respekto katolikët dhe të krishterët! ”, shkroi Ramos./b.l/noa.al/