Koronavirusi vjen dhe më pranë, shënohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 26-02-2020, 17:24

Shënohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai tha se bëhet fjalë për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cila ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të koronavirusit.

Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Filipçe.

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...