Transmetuar më 26-02-2020, 11:47

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i sekuestron makinën e blinduar Durim Bamit.

Sekuestrimi i mjetit luksoz vjen pak ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit bëri bllokimin e mjetit pak ditë më parë.

Durim Bami është person i dënuar për kallëzim të rremë ndaj atentatit të deputetit Tom Doshi. Durim Bami u arrestua në 3 mars 2015 dhe në 6 mars Krimet e Rënda caktuan ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Kjo akuzë ra dhe më pas Gjykata e Tiranës me vendim të datës 8 maj 2015 caktoi ndaj tij arrest në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë.

Ai u dënua për kallëzim të rremë me 1 vit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u reduktua në 8 muaj dhe për shkak se dënimi ishte më i vogël se masa e sigurisë në kohëzgjatje ajo u shua dhe ndaj Bamit s’ka asnjë dënim në fuqi. /a.y/noa.al

OFL i sekuestron makinat e blinduara, Durim Bamit, Saimir Taullaut dhe Dashamir Gjokës