Champions/ Bayern “bombardon” Londrën, Barcelona “paqe” në Napoli
Transmetuar më 25-02-2020, 23:28

Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e parë mes dy skuadrave në “San Paolo”, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Edhe spe duken favoritë nga fdaktori fushë katalanasit nuk mund të jenë tërësisht të kënaqur me mënyrën se si dolën nga fusha e lojës, në fushën e Napolit.

Mertens shënoi për vendasit në pjesën e parë dhe Grizman shënoi golin e parë si katalanas në Ligën e Kampioneve në një transfertë.

Edhe pse Barcelona krijoi raste, nuk ia foli të shënonte më, ndërsa e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Vidal i cili do të mungojë në sfidën e kthimit, ashtu si edhe Buskets, po për kartonë të verdhë.

Bajern Mynih ndeshej me Çelsin për herë të parë në Ligën e Kampioneve, pas finales së madhe kur londinezët i rrëmbyen trofeun nga duart në shtëpinë e tyre në vitin 2012. Hakmarrje për ekipin gjerman, që fiton 3-0 në transfertë duke bërë thuajse formalitet ndeshjen e kthimit.

Napoli-Barcelona 1-1

30′ Mertens / 57′ Grizman

Çelsi-Bajern 0-3

51′, 54′ Gnabri, 76′ Levandovski