Transmetuar më 25-02-2020, 22:48

Numri i të burgosurve që përdorin mediat sociale dhe mburren edhe në qeli, ndonëse me dyshime të kriminalitetit, sa vjen dhe shtohet në Angli.

Shërbimi i burgjeve në Angli është detyruar të heqë rreth 400 profile të mediave sociale në vit, nga kriminelë të burgosur që përdorin telefona të paligjshëm për të postuar.

Numri i të burgosurve të kapur në mënyrë të paligjshme, duke përdorur media socialet, për të promovuar kredencialet e tyre kriminale, është dyfishuar në katër vjet.

Të dhënat e lëshuara nga autoritetet britanike treguan se shërbimi i burgut kapi dhe pastroi 387 profile sociale vitin e kaluar, shumë prej atyre që mburreshin për jetën e tyre edhe në burg.

Kjo ishte dyfishi i 153 në 2015, por mendohet të jetë një nënvlerësim domethënës pasi zbulon vetëm ata që janë kapur.

Shqiptarët mbetën më të spikaturit.

Daily Telegraph mundi të zbulojë sot se si Dorian Puka, një shqiptar i burgosur për vjedhje, po përdor një telefon të paligjshëm për të postuar në Facebook për anëtarët e bandës së tij.

/NOA.al