Transmetuar më 25-02-2020, 21:27

Lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve, në Wuhan të Kinës, por pas 17 ditë në karantinë Xiao Xiao është rikuperuar, madje pa ndihmën e ilaçeve. Foshnja lindi me koronavirus.

Xiao Xiao lindi në Spitalin e Fëmijëve Wuhan nga nëna e cila kishte koronavirusin Covid-19. Foshnja po luftonte me një infeksion të frymëmarrjes, si dhe probleme të vogla në zemër.

Sidoqoftë, për shkak se simptomat e saj nuk ishin shumë të rënda, mjekët vendosën ta linin të shërohej pa ilaçe.

Pas 17 ditësh, Xiao Xiao u shpall e shëruar pasi kishte kryer katër teste që rezultuan negative për sëmundjen.

“Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose të kishte ethe, prandaj ne i dhamë vetëm trajtimin për gjendjen e saj të miokardit”, i tha transmetuesit shtetëror ÇTV Dr Zeng Lingkong, nga Departamenti i Neonatologjisë së spitalit. “Ajo madje u rrit më shumë dhe më e shëndetshme këtu”.

Shërimi i lumtur vjen në të njëjtin muaj që një grua e infektuar me koronavirus lindi një vajzë të shëndetshme në Xi’an. Edhe mamaja e saj më vonë doli e shëruar.

Deri tani numri i vdekjeve globale nga koronavirusi është rreth 2700 njerëz./NOA.al