Modelja shqiptare i shpëton koronavirusit, “shoqja ime rezultoi pozitive”
Transmetuar më 25-02-2020, 20:16

Modelja shqiptare Keisi Muça jeton prej kohësh në Seul të Koresë së Jugut.

Në një nga vendet më të prekura nga ky virus, ajo pas kthimit në Shqipëri ka treguar se si ka shpëtuar nga Koronavirusi i tmerrshëm.

Modelja rrëfeu në studio se mikesha e saj ishte infektuar nga koronavirusi pas një udhëtimi në Hong Kong.

Ajo kishte ndjerë simptomat e para të një viroze dhe pas vizitave ka rezultuar se është e prekur me koronavirus, por fatmirësisht e kaloi virusin pas 8 ditësh.

“I bënë dy herë analizat. Herën e parë menduan se është thjesht një virozë. Kur i bënë analizat herën e dytë rezultoi pozitive. E futën në karantinë dhe ishte tërë kohën në kujdesin e mjekëve. Ajo u regjistrua si rasti i parë. Pas 8 ditësh çdo gjë kaloi”, tregoi Keisi.

Ndër të tjera, ajo shton se në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull.

“Unë erdha para dy javësh, e kisha tranzitin nga Stambolli. Aty nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, nuk përdornin maska. Maskat më shumë përdoren në Azi. Në aeroport çdo gjë ishte mëse në rregull. Ndërsa në aeroportin e Seulit, ka shumë rregulla, duhet të pastronim duart me dezinfektantë”, u shpreh modelja.

Në Shqipëri, zyrtarisht nuk ka asnjë rast me koronavirus./NOA.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...