Infermieri drogon pacienten në spital, abuzon seksualisht me të
Transmetuar më 25-02-2020, 19:59

Drogoi një paciente dhe më tej abuzoi seksualisht me të në spital. Një inferemier 53 vjeç u arrestua nga policia italiane në Messina, nën akuzën e abuzimit seksual në rrethana rënduese.

Arrestimi i tij u bë me vendim të Gjykatës së Messina, pas kërkesës së Prokurorisë e cila zhvilloi hetimet, në vijim të denoncimit të bërë nga viktima.

Më 17 shkurt, policia ndërhyri në spital pas denoncimit të gruas së shtruar, e cila tregoi se ishte përdhunuar gjatë natës nga një infermier.

Hetimet e kryera zbuluan infermierin, i cili gjatë turnit të natës, i kishte injektuar gruas një ilaç me efekte të njëjta si të drogës, ilaç i cili nuk ishte përshkruar në terapinë e saj dhe më tej abuzoi seksualisht me pacienten.

Nga kontrolli në spital, policia gjeti në koshin e plehrave të posaçëm për mbetjet spitalore veshjet e viktimës në të cilat u gjetën gjurmë biologjike, të cilat zbuluan infermierin, shkruan noa.al.

Kështu këtë të martë i dyshuari u arrestua nga policia dhe pritet të përballet me procesin gjyqësor. /a.y/noa.al

Loading...