Transmetuar më 25-02-2020, 17:50

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit, Irraj Harirchi, konfirmoi ditën e sotme se është prekur nga koronavirusi.

Ditën e djesdhme, e hënë, ai u shfaq në një konferencë për shtyp lidhur me epideminë, ku deklaroi se situata ishte nën kontroll.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ai djersinte dhe fshinte ballin gjatë komunikimit, ndoshta këto simptomat e para të virusit të rrezikshëm.

Por sot nëpërmjet një mesazhi në rrjet, ai iu kërkoi qytetarëve bashkëpunim maksimal për të luftuar virusin. Kjo pasi ditën e sotme në Iran u shënuan edhe dy viktima të tjera, duke çuar në 15 numrin e tyre. Ndërkohë që numri i të prekurve në vend ka arritur në 101.

Shkalla e vdekshmërisë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nga 2 deri në 4% në Wuhan të Kinës, ndërsa për shtetet e tjera të botës 0.7%. Mirëpo në Iran kjo shifër vërtitet rreth 15% duke e bërë situatën jonormale. /a.y/noa.al