Transmetuar më 25-02-2020, 16:38

Një shqiptar i moshës 29-vjeçare Rigent Xhixha, u arrestua në qendër të Brindisit në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim prej ditësh.

Urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata e Teramos, u ekzekutua në Brindisi, paraditen e sotme.

Xhixha i cili më 30 janar u bë protagonist i një konflikti me armë, qëlloi me armë ndaj policisë gjatë ndjekjes.

29-vjeçari qëlloi ndaj policisë dhe më tej u arratis me makinë, duke qëlluar disa herë me armë.

Shkëmbimi i zjarrit mes një shqiptari dhe policisë italiane pranë parkut L’Arcobaleno të Colonnella, ndërkohë që ditën e sotme Gjykata i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shqiptari i cili udhëtonte me makinë, nisi të qëllonte me pistoletë kundër policisë. Makina një ‘Toyota Yaris’ me ngjyrë të zezë, ishte e njëjta e sinjalizuar për grabitje në makineri lojërash Admiral, dhe një tjetër ngjarje të ndodhur mëngjesin e 4 shkurtit në një qendër tregtare në Colonnella.

Makina e shqiptarit përfundoi jashtë rruge, ndërsa ai doli dhe u largua nëpër fushë, duke qëlluar sërish ndaj policisë. Kështu që agjentët u kundërpërgjegjën, por pa e plagosur.

Me armë në dorë, fillimisht ai i doli përpara një fshatari të zonës dhe i mori një motor, duke u arratisur.

Më tej nën kërcënimin e armës ndaloi një makinë tip “Benz”, prej nga mori mjetin dhe u largua. Policia ngriti një sërë patrullash për kapjen e personit që shikoni në fotografi, i cili u arrestua në Ascoli. /a.y/noa.al