Transmetuar më 25-02-2020, 14:59

Mbi 60 milionë dollarë për bamirësi. Është ky vullneti i fundit i Kirk Douglas, i cili u nda nga jeta në moshën 103-vjeçare në 5 shkurt.

Ai e kishte lënë me testament që pasuria e tij të shkojë për shoqatat që merren me njerëzit në nevojë.

Ndërkohë djalin, aktorin e njohur Michael Douglas dhe të afërmit e tjerë i ka me gisht në gojë.

Ai kishte detajuar që një pjesë e pasurisë të shkojë për bursa për të rinjtë e minoriteteve dhe të shtresave të varfra,

madje edhe për spitalin e fëmijëve Children’s Hospital në Los Angeles. /a.y/noa.al