Transmetuar më 25-02-2020, 13:49

Tenori i njohur spanjoll Placido Domingo, akuzohet për ngacmim seksual. Teksa po përballet me këto akuza ai ka kërkuar falje për "dëmtimet" e shkaktuara, duke pretenduar se ai pranon "përgjegjësinë e plotë" për veprimet e tij.

"Me të vërtetë më vjen keq për dhimbjen që kam shkaktuar. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia", tha ai në një shënim dërguar agjencisë spanjolle të lajmeve Europa Press.

Disa gra, sipas agjencisë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’, e akuzojnë tenorin se i ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me to, duke iu premtuar shpërblime dhe në disa raste duke i keqtrajtuar, nëse refuzonin kërkesën e tij.

Ndërkohë janë rreth 30 persona në botën e Operas që kanë deklaruar për “AP” se kanë asistuar në skena të papërshtatshme me sfond seksual, nga ana e Domingos./b.l/noa.al/