Transmetuar më 25-02-2020, 13:40

Gjykata e Strasburgut i dërgon një sërë pyetjesh shtetit shqiptar, lidhur me ndërprerjen e mandatit të Ilir Beqaj si deputet në vitin 2009.

Këto pyetje vijnë lidhur me padinë e bërë nga Beqaj.

Shteti shqiptar pyetet nëse ka pasur shkelje të së drejtës së aplikantit, nëse ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë referimi në Gjykatën Kushtetuese?

Po ashtu Strasburgu pyet nëse ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese dhe nëse Gjykata Kushtetuese dha arsye të mjaftuese se kërkuesi kishte shkelur nenin 70 të Kushtetutës.

Këtyre pyetjeve shteti shqiptat duhet t’iu përgjigjet Gjykatyës së Strasburgut.

Ilir Beqja bëri padi në Strasburg në prill të vitit 2012, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin.

Kjo pasi u konstatua se Beqaj ishte në konflikt interesi, për shkak se kishte fituar një tender edhe pse ishte zgjedhur deputet në vitin 2009. /a.y/noa.al