Transmetuar më 25-02-2020, 12:58

Prokuroria e Tiranës nis hetimet lidhur me abuzimet e çmimeve për produktet që parandalojnë përhapjen e simptomave të gripit, prej panikut nga koronavirusi.

Kjo për shkak se dezinfektuesit dhe maskat të cilat presupozohet se parandalojnë përhapjen e koronavirusit, janë shtrenjtuar shumëfish.

Kjo për shkak se një dizinfektant i cili shitej 2 mijë lekë të vjetra që nga dita e djeshme ka shkuar deri në 6 mijë lekë të vjetra në farmaci.

E njëjta gjë po ndodh edhe me maskat që shiten në farmaci, ku çmimet janë rritur disafish ku ato që shiteshin 200-300 lekë të vjetra, tashmë shiten rreth 7 mijë lekë të vjetra.

Deklarata e Prokurorisë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal.

Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funskionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë./a.y/noa.al

Koronavirusi, mesazhi kuptimpoltë nga një infermiere italiane

Koronavirusi/ Rama: Nuk luftohet me politikë, po bëjmë gjithçka sipas planit

Koronavirus/ MSH: Kur duhen përdorur maskat, nëse udhëtarët vijnë nga zonat e “nxehta” të telefonojnë në këtë numër

Koronavirusi, si të mbroni veten nëse duhet të përdorni transportin publik