Transmetuar më 25-02-2020, 12:25

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Olsi Bylyku ka zbuluar të vërtetën e fejesës dhe unazës me të cilën propozoi të dashurën.

Në emisionin "Në kurthin e Piter Panit", Bylyku u shpreh se unazën e ka marrë falas, pasi i ka bërë reklamë argjendarisë.

"Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur.

I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë", tha aktori.

Bylyku ka disa kohë që shijon historinë e dashurisë me Eglin, e cila është fanse e aktorit të humorit./a.m/noa.al