Transmetuar më 25-02-2020, 12:05

Mbi 25 tonë mbetje të paligjshme janë sekuestruar në Portin e Ankonas, në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat shkruajnë se mbetjet do të dërgoheshin në Shqipëri.

Mbetjet përmbanin kryesisht pajisje elektrike dhe elektronike, ndërsa bllokimi është bërë nga stafi i Agjencisë Doganore dhe Carabinierët.

Konfiskimi i mbetjeve është bërë në kohë të ndryshme, përgjatë muajit shkurt, pas kontrolleve të shpeshta të mbeturinave dhe mallrave të eksportit.

Mediet shkruajnë se rasti i parë ka të bëjë me një ngarkesë të dyshuar të kontrolluar më 4 shkurt, që përmbante pajisje elektrike pa dokumentacion, që klasifikoheshin të rrezikshme.