Transmetuar më 25-02-2020, 11:39

Autori i pestë i dyshuar për grabitjen me dhunë të ciftit të bashkëshortëve Dulja është arrestuar sot.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar nga policia e Dibrës janë identifikuar me inicialet  A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, Z. E., 25 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, të gjithë banues në Njësinë Administrative Maqellarë.

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtor në vjedhje.

Policia thotë se në banesën e njërit prej të arrestuarve, konkretisht 23 vjeçarit S.C, janë gjetur të fshehura disa prova materiale të vjedhura në banesën e Rrahman Dulja.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë,  kryer në bashkëpunim".

Në mbrëmjen e 22 shkurtit, hajdutët u kanë kërkuar paratë çiftit të moshuar dhe i kanë dhunuar pas rezistencës që ata kanë bërë. Burrin e kanë goditur në kokë, ndërsa gruas i kanë shkaktuar fraktura.

Sipas kryefamiljarit, u kanë marrë një sasi parash dhe bizhuterish të fëmijëve që punojnë e jetojnë në emigracion./a.m/noa.al

Lexo edhe: Grabitën një banesë, arrestohen 4 persona. Policia jep detajet