Transmetuar më 25-02-2020, 10:04

Një shqiptar dhe një grek 19-vjeçar janë arrestuar në Selanik pasi u kapën me 13 kilogram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Shqiptari 28-vjeçar është konsideruar si "shefi", ndërsa 19-vjeçari si vartësi që shpërndante drogën, raportojnë mediat greke.

Policia i kapi dy të rinjtë teksa po transportonin me tren nga Selaniku në Athinë, u kapën me më shumë se 13 kg heroinë dhe më shumë se 800 gram kokainë.

Gjatë kontrollit të bagazheve, u kap droga që u sekuestrua nga policia.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale "Prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike"./a.m/noa.al