Transmetuar më 25-02-2020, 09:49

Një çift të rinjsh në Lezhë janë përfshirë një një konflikt duke mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen "Besëlidhja", në afërsi të shkollave.

Burimet paraprake bëjnë me dije se një 24-vjeçare me inicialet F.M., ka plagosur me thikë Anton Shytin, për motive ende të paqarta.

Mësohet se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë./b.l/noa.al/