Transmetuar më 25-02-2020, 00:43

Futbollisti Mario Balotelli del me kërkesë publike për përballimin e situatës me koronavirusin.

"Është një fakt i rëndë, jemi si në një luftë", thotë sulmuesi i Breshias në Itali dhe vijon:

"Jam shumë i shqetësuar dhe bëj thirrje për të marrë masa të jashtëzakonshme. Mbyllni stacionet e metrove dhe trenave, aeroportet, doganat dhe portet derisa të gjendet një kurë", apelon Balotelli.

Në fund, shton: "E kur do ta bëni, kur të jemi të gjithë të infektuar?" /noa.al/