Transmetuar më 24-02-2020, 21:03

Nisur nga situata e fundit, UEFA vendosi që takimi i kthimit të raundit të 1/32-ave të Ligës së Europës mes Inter dhe Ludogoretsit, të luhet pa tifozë.

Në një komunikatë zyrtare, qeveria e futbollit europian vendosi që takimi në “San Siro” të zhvillohet pa praninë e tifozëve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Kjo pasi Milano, zonë e Lombardisë është ndër zonat e prekura në koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit u përfol se ky takim do të shtyhej për shkak të situatës së krijuar në rajonet e Lombardisë dhe Padovas nga përhapja e koronavirusit.

“UEFA deklaron se ndeshje midis Interit dhe Ludogoretsit për raundin e 1/32-ave të Ligës së Europës do të luhet me dyer të mbyllura. Mëngjesin e sotëm, Interi i dërgoi një letër Ludogoretsit duke njoftuar se ka marrë leje nga autoritetet shëndetësore italiane për të zhvilluar ndeshjen pa praninë e tifozëve”, shkruhet në komunikatën zyrtare.