Transmetuar më 24-02-2020, 15:09

Kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë gjashtë të arrestuarit e operacionit ku u zbuluan mbetje të rrezikshme amianti të nisura nga Italia.

Prej tyre gjykata ka lënë në “arrest me burg”, pronarin e fimrmës së grumbullimit, Zamr Kornuzin, zëvëndës kapuitenin e tagetit Kujtim Xhaferllari dhe shoferin e furgomnit Arbër Çuni.

Ndërkohë “arrest shtëpie” u vendos për kapitenin i tragetit Festim Tafa, dhe administratoren e firmës së pastrimit “Delfini 1”, Elisabeta Çuni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi-Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, u gjetën dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e pu kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”. /a.y/noa.al

Mbetjet e rrezikshme në tragetin në Vlorë, Klosi: Hetim në të gjithë aktivitetin kriminal

Emrat/ Gjashtë të arrestuarit sot në Vlorë, sillnin me traget mbetje të rrezikshme nga Italia

Vinin me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë mbetje të rrezikshme nga Italia, 6 persona në pranga