Transmetuar më 24-02-2020, 14:27

Majmunët në laboratore janë infektuar me koronavirus pasi shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë për koronavirusin.

Studiuesit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Amerikan po testojnë ilaçin antiviral që u krijuar më parë për sëmundjen Ebola.

Të gjithë majmunët u infektuan me MERS-CoV, një virus në familjen e koronavirus, që ka prekur më shumë se 80 mijë njerëz dhe ka vrarë 2600 persona.

Rezultatet zbuluan se të gjithë majmunët që nuk e morën ilaçin e quajtur "remdesivir" treguan shenja të MERS, sëmundjes së shkaktuar nga virusi.

Ekspertën vunë re shenjat e sëmundjes tek 6 majmunë dhe 24 orë pasi kishin infektuar "remdesivir", nuk kishin më simptoma.

Më parë, mjekët në Washington ia kanë dhënë "remdesivirin" pacientit të parë me koronavirus në Amerikë pasi gjendja e tij u përkeqësua dhe pneumonia u zhvillua pasi kishte një javë në spital.

Sapo u injektua "remdesiviri", gjendja e tij u përmirësua, raporton New York Times.

Një rast i vetëm nuk mund të përcaktojë nëse ilaçi funksionon apo jo, por raporti për pacientin ka ngjallur shpresën se virusi vdekjeprurës mund të mposhtet.

Një raport tjetër i botuar të martën nga shkencëtarët në Kinë shtoi entuziazmin, duke treguar se "remdesivir" bllokoi koronavirusin, i njohur zyrtarisht si Covid-2019./a.m/noa.al