Transmetuar më 24-02-2020, 14:12

Nëna e adoleshentit nga Britania që i dha fund jetës së tij pasi vuajti nga bullizmi ka shpërndarë fjalët e fundit të djalit.

Simon Brooks piu disa ilaçe më 1 prill të vitit 2014 dhe u shpall i vdekur në spital prej mbidozës.

Teksa po luftonte me jetën, nëna Julie Steëard tha se i biri i bëri pyetjen: "Mami, do të vdes unë?"

Më vonë gjeti një shënim vetëvrasjeje, ku ai shprehej i penduar për veprimin dhe thoshte se nuk do të donte që të mos e kishte bërë.

Julie tregoi se Simon vuajti nga bullizmi në fëmijërinë e tij. Për këtë arsye, ajo dhe disa prindër të tjerë në Britani po shtyjnë qeverinë që të sjellin ligje të reja për të mos neglizhuar tragjedi të ngjashme.

Edhe pse kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e trishtë, Julie thotë se ndjen dhimbje njësoj si në ditën kur Simon vdiq.

"Në 18 muajt e parë, isha si zombi. Përfundova me probleme në shëndetin mendor dhe u diagnostikova me çrregullime stresi prej traumës. Por duhet të sigurohesha që vdekja e Simon ishte bullizëm për të cilin duhej folur seriozisht", tregoi Julie, 53 vjeçe për mediat britanike./a.m/noa.al