Dyshohet një i prekur nga koronavirus në Kosovë, ja kur dalin rezultatet
Transmetuar më 24-02-2020, 13:47

Një person i dyshuar me koronavirus është shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka konfirmuar në një konferencë për mediat duke thënë se rezultatet do të zbulohen brenda dy orësh.

“Sot kemi një rast që po pritet që brenda dy orësh të dalë rezultati. Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kaluar nëpër korridoret nëpër të cilat jemi Në mënyrë transparente do të njoftoheni”, u shpreh Vitia.

Ministri nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërkohë, edhe të shtunën u raportua për një rast të dyshuar, por rezultatet ishin negative./a.m/noa.al

Loading...