Transmetuar më 24-02-2020, 11:32

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime pas përhapjes së mesazheve për informacione të dyshuara si të rreme për koronavirus.

"Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i përhapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar imenjimin maksimal të prokurorisë në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka bërë thirrje që çdo qytetar të raportojë për rastet që mund të disponojnë.

Ditën e djeshme, një vajzë ka përhapur panik në të gjithë vendin me një audio mesazh ku thotë se ka shumë raste me koronavirus që nuk deklarohen./a.m/noa.al

Lexo edhe: “Shumë raste me koronavirus në Shqipëri”, reagon vajza që përhapi panik në të gjithë vendin