Transmetuar më 24-02-2020, 11:15

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një motoçikletë u përplas me një mjet tip “Benz” dhe u plagosën dy persona.

Thuhet se janë një grua dhe një burrë, por identiteti i tyre nuk dihet ende.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkohë drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m/noa.al