Transmetuar më 24-02-2020, 11:10

Koronavirusi ka mbërritur në Itali, ku deri më tani janë konfirmuar katër viktima dhe mbi 160 persona të prekur. Autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj, nuk kanë arritur që të identifikojnë të ashtuquajturin “pacienti Zero”, personin që ka pasur kontakte me Kinën, duke çuar në përhapjen e virusit në Itali.

Dyshimet janë përqendruar në një qendër masazhi të drejtuar nga kinezët në aeroportin e Malpensa, ku kishin kaluar dy turistët që kishin qenë në Wuhan dhe që u shtruan më tej në spital, edhe ata katër që u kthyen nga Tajvani të cilët rezultuan pozitiv nga koronavirusi.

Virusi dyshohet se ka hyrë në Itali, qysh prej fundit të muajit janar, pavarësisht se më vonë u bllokuan fluturimet me Kinën.

Në Itali zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, të cilat janë izoluar nga qytetet e tjera dhe ku masat janë më të rrepta. /a.y/noa.al

Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon

Koronavirus/ Shënohet viktima e katërt në Itali

Në Kinë një person shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh! A është shumë pak karantina 14 ditë?

Koronavirusi, Manastirliu: Dyfishim kontrollit në pikat kufitare, paniku të mos i zërë vendin arsyes

Shkolla private pezulloi mësimin prej koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën