Transmetuar më 24-02-2020, 10:49

Grabitet me dhunë një banesë në Bulqizë, ku dyshohet se autorët kanë qenë katër persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çernene të Maqellarës, në banesën e shtetasit Rrahman Dulja,  i cili ndodhej me të shoqen.

Të dyshuarit të cilët ishin të paarmatosur, kanë hyrë natën në banesë, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të dielës, ku dhe kanë dhunuar çiftin, duke u marrë një sasi të madhe argjendarish.

Mësohet se bashkëshortët e dhunuar jetojnë vetëm, pasi fëmijët i kanë në emigrim, ndërkohë që nga sulmi i zgjatur për afro 5 minuta, kanë pësuar fraktura dhe dëmtime fizike.

Çifti i dhunuar ka bërë denoncimin vetëm në mëngjes, duke bërë që policia të nisë hetimet. /a.y/noa.al