Transmetuar më 24-02-2020, 10:02

Duke drejtuar mbledhjen e task forcës për rrezikun e koronavirusit, nga Rinasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nuk është koha që paniku ti zërë vendin arsyes.

Ajo deklaroi se është koha që të dëgjohen mendimet e ekspertëve, ndërkohë që situata do paraqitet me transparencë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që për informacione ti referohen vetëm informacioneve zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik si struktura që po monitoron këtë situatë.

“Të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri edhe për çdo pyetje apo sugjerim për shqetësimet e publikut. Është normale që të ketë shqetësim në këtë situatë, por nuk duhet që paniku të zërë arsyen dhe të çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. Ne do të jemi të hapur, siç kemi përballuar edhe situata të tjera si tërmetin e 26 nëntorit. Shqipëria deri më tani, nuk ka asnjë rast me koronaviorusin e ri. Keni raportuar për raste të dyshuara apo të mundshme, ku 6 raste të analizuara nga ISSH kanë rzultuar negative”, u shpreh Manastirliu.

Ministria tha se që nga momenti që virusi u shfaq në Itali janë dyfishuar masat në aeroport, portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës dhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku tha se vetëm gjatë së dielës duke shtuar ekpipet mjekësore dhe duke i pajisur me pajisjet personale mbrojtëse janë monitoruar mbi 4500 raste.

Sipas saj masat janë duke u marrë në bazë të shkallës së rriskut, si dhe janë shtuar masat higjienosanitare në strukturat e arsimit. /a.y/noa.al

Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon

Koronavirus/ Shënohet viktima e katërt në Itali

Në Kinë një person shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh! A është shumë pak karantina 14 ditë?