Transmetuar më 24-02-2020, 09:27

Reperi Stresi njihet për rrëmujën dhe deklaratat e forta që bën. Përplasjet e tij me policinë kanë qenë të shpeshta dhe disa herë ka përfunduar pas hekurave.

Para dy ditësh, ai ka patur një tjetër incident me policinë.

"Zarari im i fundit ka qenë parmbrëmë. Sa u ndamë bashkë që folëm për intervistën, u shamë me policët. U grumbulluam aty dhe ia morën 2 makinat atij shokut tim në garazh edhe ai u tërbua normalisht, tha se kam problem, nesër kam për ta blerë më të shtrenjtë (qesh)", u shpreh Stresi në emisionin ‘Why Not’.

Stresi deklaroi se nuk dihet të dalin me maska e aturomatikë sikur po terrorizojnë sepse konsiderohen të frikshëm nga fëmijët e vegjël.

"Janë shumë të frikshëm për fëmijët e vegjël me ato maskat dhe automatikët sikur çfarë janë duke marrë. Në të gjithë botën policia nuk të vjen në atë mënyrë që të të terrorizojë. Nuk u përleshëm sepse nuk përleshesh dot me shtetin fizikisht. Shteti të rrotullis si vezë po të dojë", përfundoi Stresi. /a.m/noa.al