Transmetuar më 24-02-2020, 09:28
Pistoleta e sekuestruar

Dy persona të cilët lëviznin të armatosur, janë vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, efektivët e policisë vunë në pranga R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e së dielës në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. /a.y/noa.al